Lajm i fundit/ Arrestohet kreu i PL-së, Ilir Meta

Ish-Presidenti i vendit, njëherësh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Burime bëjnë me dije se Presidenti i PL, Ilir Meta është vendosur sot nën arrest me urdhër të SPAK.

Ilir Meta është ndaluar nga agjentët e BKH të asistuaredhe nga policia pranë zonës së Casa Italias, në Tiranë.

Ndërkohë, Ilir Meta kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp mesditën e sotme, në orën 13:40, ku ishin ftuar të merrnin pjesë gazetarët.

“Në ora 13:40, Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta do të ketë një konferencë për shtyp. Ftohen të gjithë gazetarët të marrin pjesë”, thuhej në njoftimin e zyrës së shtypit të bërë në orën 12:09.

Ende nuk ka një njoftim zyrtarë nga Prokuroria e Posaçme për këtë urdhër-arrest, por kujtojmë që Ilir Meta është thirrur në SPAK për të dhënë shpjegime për një sërë çështjes.

Kreu i PL-së është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje për çështjen CEZ-DIA.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi gjithashtu janë në hetim pasuror, si edhe në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA.

Lajmi në përditësim…

Artikulli paraprak“Mbështesim SPAK”, Basha: Ndarja e politikës nga krimi prioritet për zhvillimin e vendit. Vettingu mbahet peng në Kuvend nga kolegët e Çyrbjas
Artikulli tjetërDetaje nga arrestimi i Ilir Metës, kreu i PL u shoqërua nga agjentët e BKH! Ja ku ndodhej ai