Ilir Meta po kthehej nga Kosova! Zbardhen detaje si agjentët e BKH-së u “maskuan” për të mos u zbuluar! E ndoqën me makina civile nga pika kufitare e Morinës dhe…

Presidenti i PL-së, Ilir Meta po kthehej nga Kosova dhe është mbajtur nën vëzhgim nga agjentët e BKH-së nga pika kufitare e Morinës, pasi është futur në territorin e Shqipërisë.

Agjentët e BKH-së dhe forcat e policisë u “maskuan” për të mos u zbuluar pasi përdorën automjete modeste për të lëvizur.

Ata kanë ndjekur makinën ku udhëtonte Ilir Meta nga Morina deri tek Kthesa e Kamzës, ku edhe iu vendosën prangat.

Dy mjetet ku udhëtonin efektivët i kanë bllokuar rrugën makinës ku ndodhej Presidenti i PL-së, ku njëri prej automjeteve të policisë, siç shihet në video ka qëndruar para, ndërasa tjetri pas.

Më pas agjentët e BKH-së dhe efektivët e Forcave Speciale e kanë nxjerrë nga makina me force dhe është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.

Artikulli paraprakArrestimi i Ilir Metës për korrupsion dhe pastrim parash! Përveç Monika Kryemadhit, SPAK urdhër arreste edhe për dy bashkëpunëtorë të tij, funksionarë të PL-së
Artikulli tjetërIsh- ambasadorja e BE reagon pas arrestimit të Metës: Nuk ka të paprekshëm! Drejtësia mund të vonojë, por…