“Nuk ka ilaçe për fëmijët me kancer” – Gazetari Osman Stafa dorëzon prova në SPAK për mungesën e barnave te Onkologjiku

Gazetari i News24, Osman Stafa, dorëzoi sot në SPAK dokumentet që provojnë mungesën e kimioterapive dhe medikamenteve për të sëmurët me tumor dhe kancer te spitali i Onkologjikut.

 

Në një prononcim për mediat para ambienteve të SPAK, gazetari Osman Stafa tha se dy vite më parë ai ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, një kallëzim që nuk u hetua kurrë si rast, e për këtë arsye ai iu adresua SPAK.

Stafa tha se i ka kërkuar SPAK që të disponojë dosjen e mungesës së kimioterapive për fëmijët dhe të rriturit.

“Bëra kallëzim në Prokurorinë e Tiranës por nuk u hetua si rast. Atje ka prova dhe dëshmi që flasin për mungesa të frikshme të mungesave të kimiove për fëmijët. Prokuroria e Tiranës mori një vendim skandaloz. QSUT deklaron që ka edhe më shumë mungesa. Kontrabandistët hyjnë në Onkologjik dhe u thonë mjekëve më sill pacientë të blenë tek unë, sepse kështu ka ndodhur. QSUT deklaron që ka edhe më shumë mungesa. Situatë e frikshme është edhe kontrabanda e ilaçeve. Kontrabandistët hyjnë në Onkologjik dhe u thonë mjekëve më sill pacientë të blenë tek unë, sepse kështu ka ndodhur“, tha Osmani Stafa.

Artikulli paraprak“Trafikuan informacione sekrete”- BIRN: Një mori zyrtarësh shtetërorë me ndërmjetës ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja i shërbyen krimit të organizuar
Artikulli tjetër“Dyshohet se përmbajnë lëndë helmuese”- VOA: Organizata amerikane tregon kur do të mbërrijnë tonelatat e mbetjeve industriale në Durrës! Kërkojnë të hapen kontejnerët dhe të merren mostrat