Basha: Kambanat po bien për Ramën, brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas arrestimit të Ilir Metës. Basha shkruan se kambanat e alarmit po bien për Edi Ramën, pasi sipas tij brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin.
Ai më tej thotë se fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit.

Postimi i plotë i Bashës:

Kambanat po bien për Edi Ramën, brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin.
Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit.
Shqipëria meriton më shumë.

Artikulli paraprak“Dyshohet se përmbajnë lëndë helmuese”- VOA: Organizata amerikane tregon kur do të mbërrijnë tonelatat e mbetjeve industriale në Durrës! Kërkojnë të hapen kontejnerët dhe të merren mostrat
Artikulli tjetër”Për demokratët e mërzitur nga arrestimi i Ilir Metës”/ Lapardhaja: Shikoni si merrte zvarrë Sali Berishën ai, kur ishte kryeministër