VIDEO/ Arrestimi i Metës, paralajmërimi i fortë i Bashës në 2021: Një pas një, brinjët e “Trekëndëshit të Bermudës” do të bien

Ka qenë në vitin 2021 kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ai që e ka paralajmëruar se çfarë do të ndodhte në të ardhmen me Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Fill pas pezullimit të Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së dhe përpjekjes së Ramës dhe Metës për ta mbajtur në lojë me çdo kusht, epiteti “Trekëndëshi i Bermudës”, brinjtët e të cilit mbajnë njëri-tjetrin, nga frika se rënia e njërit i hap rrugë rënies së dy të tjerëve, sot duket më shumë se kurrë një ‘profetësi’ e realizuar.

Sigurisht që koka e trekëndëshit barabrinjës është Edi Rama dhe dihet që ai nuk mund të ekzistojë më pa prezencën e dy të tjerave.

Më poshtë video dhe teksti kur Lulzim Basha bënte rolin e ‘Orakullit të Tiranës’ për atë që do të ndodhte në të ardhmen dhe po shohim të gjithë sot:

Vendosmëria ime është e pakthyeshme, Trekëndëshi i Bermudës i ka ditët e numëruara, kështu që jepini gajret njëri-tjetrit sa të doni, por shpëtim, nga ajo për të cilën i keni hyrë në hak shqiptarëve, ti (Edi Rama) i pari dhe mbi të gjithë, nuk keni për të pasur. Gjërat kanë ndryshuar një herë e mirë. Një pas një, brinjët e Trekëndëshit të Bermudës do të bien. Shqiptarëve do t’u hapet rruga e mbyllur 30 vite

Artikulli paraprakIlir Meta, politikani “Herkul” që u bë lepur i drejtësisë dhe mori atë që meritonte
Artikulli tjetërArrestimi i Metës, Daci: Proces që do sjellë trauma njerëzore dhe ndryshime rrënjësore të skenës politike