VIDEO/ Quajeni “Njeriu Champions”! Dopietë në tre minuta, Asani bën sërish heroin në Azi dhe udhëheq listën e golashënusve

Jasir Asani është padyshim ylli i Ligës së Kampionëve të Azisë këtë sezon, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që ka tundur dy herë rrjetën Brenda tre minutave në ndeshjen e fundit të Gwangju kundër Johor DT.

Në minutën e 3’, 29-vjeçari realizoi një supergol, i cili brenda zonës, me të majtën e dërgoi topin në trekëndëshin e portës, të pamundur për portierin që të kapej.

Pas vetëm tre minutash, Asani arriti t’i merrte topin mbrojtësit kundërshtar dhe i vetëm me portierin dyfishoi shifrat.

KLIKO KËTU PËR GOLAT

Në fund, Gwangju fitoi me rezultatin 3-1, duke udhëhequr nme pikë të plota Grupin e Lindjes në Championsin e Azisë.

Nga ana tjetër, Asani udhëheq listën e golashënuesve, me 6 realizime në 3 ndeshje të luajtura, teksa regjistron edhe një asist.

Artikulli paraprakTensioni i ulët, çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni për të normalizuar presionin e gjakut
Artikulli tjetërHarris dhe Trump ‘luftojnë’ për vota në 7 shtetet që mund të përcaktojnë zgjedhjet