Ilir Meta ndodhet prapa kafazit prej xhami të GJKKO kur pritet të njihet me rivlerësimin e masës së sigurisë.
Presidenti i PL ndodhet i rrethuar nga dy punonjës policie, ndërsa Monika Kryemadhi teksa futet në sallën e gjyqit bisedon me një efektiv policie.
Seanca ishte parashikuar për në orën 09:30 por u shty për në 13:30 pasi avokatët kërkuan kohë për tu njohur me provat.
Sjellim në vëmendje se gjatë seancës së mëngjesit, presidenti i PL-së Ilir Meta u përplas ashpër me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e çështjes.
Meta ka hedhur akuza ndaj tyre teksa ndodhej në sallën e gjyqit.