Namir Lapardhaja, në një lidhje live me Skype në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Lapardhaja tha se drejtësia e re ka treguar se askush nuk është i paprekshëm. Sipas tij, akuzat e sotme të SPAK ndaj Metës, për herë të parë janë artikuluar nga Sali Berisha.
Namir Lapardhaja: Drejtësia ka treguar se askush nuk është i paprekshëm. Pavarësisht pritshmërive tona, kjo kohë ka treguar se në vitet e fundit, drejtësia e re ka bërë atë që nuk ka bërë drejtësia në kaq vite tranzicion.
Prokurorët janë nën presion publik. Drejtësia po heton ministra të Ramës. Gjysma e qeverisë së Edi Ramës është në burg. Akuzat sot ndaj Metës janë artikuluar për herë të parë nga Sali Berisha.