Sulmi terrortist në Ankara/ Ministri turk jep detajet: Fatkeqësisht ka viktima dhe të plagosur…

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Yerlikaya deklaroi se ka patur sulm terrorist në Kompaninë Aksionare të Industrive Ajrore Turke (TUSAŞ) dhe se nga sulmi ka dëshmorë dhe të plagosur, raporton Anadolu.

“Ka ndodhur një sulm terrorist kundër objekteve të Kompanisë Aksionare të Industrive Ajrore Turke (TUSAŞ) në Ankara Kahramankazan. Fatkeqësisht, nga sulmi ka dëshmorë dhe të plagosur.

Zoti i mëshiroftë dëshmorët tanë dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit tanë. Publiku do të informohet për zhvillimet.

Merrni parasysh deklaratat nga burime zyrtare”, tha ministri Yerlikaya në deklaratën në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Artikulli paraprakArrestimi i Metës/ Lapardhaja: Drejtësia ka treguar se askush s’është i paprekshëm! Akuzat ndaj Metës janë artikuluar nga Berisha
Artikulli tjetërPër “sovranistët” e Tiranës që nuk kanë kuptuar vijat e kuqe të Brukselit!