Pensionistët u mblodhën të mërkurën në protestë përpara Kryeminsitrisë për të kërkuar pensionie dinjitoze. Protesta u thirr nga grupimi “Pensionistët Bashkë”, por grupime të tjera iu bashkuan, si mësuesit, invalidët dhe ish-minatorët.
Qindra pensionistë kërkuan përpara Kryeminsitrisë rritje dinjitoze të pensioenve dhe e kosnideruan tallje indeksimin prej 4.1% që u bëri qeveria. Kërkesa tjetër që ata drejtuan ishte miratimi i minimuit jetik.
“Me miratimin e minimumit jetik, rritet KEMP-i, rritet pensioni, rriten dhe rrogat, është e rëndësishme të miratohet menjëherë, dhe pensionet tona duhet të rriten menjëherë dhe qeveria të mos tallet me ne”, tha pensionisti Qani Shino në fjalën hapëse të protestës.
Shumica e pensionsitqve që morën fjalën pohuan se pensionet janë shumë të ulëta dhe nuk e përballojnë dot jetesën me të.
“Nuk na dalin as për ilaçe, mua me mbajnë fëmijët”, tha njëri prej tyre.
Citizens.al/Gjatë protestës së pensionistëve para Kryeministrisë.
Sjellja e Kryeministrit Edi Rama i ka revoltuar pensionistët, pasi sipas tyre qeveria e tij nuk i ka përfillur.
“[Rama] Na revolton sepse kemi punaur një jetë të tërë dhe marrim pensione sikur nuk kemi punaur asnjë ditë”, tha për Citizens Dalip Gozhadara, pensionit.
Lejla Ismalaja iu bashkua protestës pasi kushtet në të cilat gjendet janë tepër të vështira.
“Unë jam në KEMP dhe marr 70 mijë lekë [të vjetra], në një kohë që unë kam edhe 12 vite punë ato janë zhdukur fare, tani mua 70 mijë lekë nuk më dalin as për ilaçe”, thotë Ismalaja e revoltuar.
Qeveria thotë se e ka të pamundur të rrisë në mënyrë të konsiderueshme pensionet për shkak se skema e pensioneve grumbullon pak të ardhura nga sigurimet.
Për këtë Kryeministri Rama u është drejtuar së fundmi sipërmarrësve duke paralajmëruar pasoja fiskale për ata që vijojnë t’u shmangen deklarimeve tatimore.
Mustafa Canaj merr 13,000 lekë pension dhe iu bashkua protestës pasi kërkon trajtim dinjitoz nga qeveria.
“Ua rritën deputetëve rrogat dhe për pensionistët dhanë lëmoshë”, tha për Citizens Canaj, teksa shtoi se dhe ai si shumë pensionsitë të tjerë mbahet nga fëmijët.
Citizens.al/Pankartë gjatë protestës së pensionistëve para Kryeministrisë.
Shqipëria numëron afërisht 791 mijë pensionistë prej të cilëve rreth 92% e tyre përfitojnë pensione nga skema e detyrueshme e sigurimit shoqëror, invaliditetit apo pensionet familjare, pjesa tjetër mbulohen nga programet e veçanta në kategoritë e ish-ushtarakëve, punonjësit e minierave, naftëtarëve etj.
Sipas indeksimit me 4.1% të qeverisë, pensionet në qytet rritem me rreth 752 lekë. Pensionistët me pension mesatar morën në tetor 18,993 lekë. Ndërsa një pensionist në fshat, mori 453 lekë më tepër.
Të dhënat e Citizens.al, të mbledhura nga një anketim online, tregojnë se 87.5% e pensionistëve nuk mbyllin dot muajin me pensionin e tyre dhe shumicën e parave e shpenzojnë për ilaçe. Po ashtu shumica pohoi se ndihmohen nga fëmijët. Problematikë që u ngrit dhe në protestë.
Një pensioniste u shpreh se si gjithë të tjerët as asaj nuk i del pensioni por “unë skam as fëmijë që të më mbajë”, tha ajo dhe kërkoi që qeveria të marrë masa për këtë kategori dhe shtresat më në nevojë.