Një 38 vjeçar ka humbur jetën në Rrëshen taksa ishte duke punuar.
Mësohet se Arbër Caka vdiq pasi u godit nga kova e fadromës, e cila u shkëput dhe e zuri poshtë.
“Në fshatin Tarazh, Rrëshen, shtetasi A.C, 38 vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij. Gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë dhe ka goditur 38 vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje”, sqaroi policia.
Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.