Elita e korruptuar mediatike dhe politike/ Një sistëm i ndërtuar mbi kompromise dhe pasurim të paligjshëm

Nga Namir Lapardhaja

Ky sistem politik korruptiv, veç të tjerash, nuk mund të qëndronte kaq gjatë dhe kaq fort në këmbë pa kontributin e një pjese të konsiderueshme të analistëve që kanë pushtuar prej 30 vitesh ekranet televizive.

Në vend të profesionalizmit dhe së vërtetës, ata kanë shitur shpirtin duke bërë tërë jetën kompromise me të keqen.

Sot i sheh me vila në lagjet më të shtrenjta të Tiranës dhe të jugut të Shqipërisë. Jeta e tyre luksoze do të xhelozonte edhe pasanikët më të mëdhenj që kanë punuar tërë jetën. Ata marrin tendera dhe janë shndërruar në ndërtues pallatesh, resortesh dhe qendra tregtare. Ndërsa në mbrëmje bëjnë rolin e opinionistëve në televizionet kombëtare që vetë janë pronarë, vetë punojnë dhe vetë përcaktojnë se kush duhet të flasë.

Nuk kanë parti, sepse partia e tyre është vetëm Leku.

Janë më të gjitha ato parti që sigurojnë mbajtjen e sistemit korruptiv gjallë, rrjedhimisht vazhdimin e pasurimit të tyre.

I sheh se si janë çmerituar ditët e fundit duke u bërë më agresiv se edhe vetë politikanët e prekur nga drejtësia.

Janë bërë ashtu sepse duan të mbajnë në këmbë një sistem korruptiv që i ka pasuruar.

Mjafton të shohësh reklamat në televizionet dhe portalet e tyre për të kuptuar se ata që dalin në emrat e dosjeve korruptive të politikanëve të djeshëm dhe të sotëm, nuk janë rastësisht edhe financuesit e tyre më të mëdhenj.

Përmbysja e kësaj elite të korruptuar politike do të sillte edhe përmbysjen e një elite po aq të korruptuar mediatike që ia ka shitur shpirtin djallit për ca aspra më tepër.

Ata mund të kenë në dorë se kush duhet të dalë dhe ku duhet të dalë në ekranin e mediave të tyre që mbahen nga vjedhja e taksave të njerëzve, mund t’i shërbjenë kësaj klase politike për të kurruar imazhin dhe për të shpëlarë trurin e njerëzve, por në sytë e shqiptarëve janë po aq të neveritshëm sa ç’janë edhe këta politikanë që janë ngjitur pas karriges së pushtetit si Ilir Meta pas sediljes së makinës prej së cilës e nxorën zvarrë për ta çuar përpara drejtësisë.

Artikulli paraprak“Qeveria nuk ka program zhvillimi”/ Avokati i njohur: Nuk mund të jetë një kryeministër piktor
Artikulli tjetërKreu i PD-Demokratët Euroatlantikë në Durrës, Joni Myshketa, tryezë me ekspertët për mbetjet toksike në port