“Skandal në Këshillin Bashkiak të Vlorës”/ Reagimi i fortë i Gjergji Nikës: Do na kenë përballë në denoncimin e çdo paligjshmërie!

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social facebook, kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë Vlorë, Gjergji Nika, i cili është njëkohësisht një ndër zërat më aktiv në Këshillin Bashkiak të qytetit, ka denoncuar arrogancën, paligjshmërinë dhe talljen që Bashkia Vlorë bën me qytetarët e saj.

“PS, e cila ka shumicën në Këshill sot ka fyer, është tallur me elektoratin vlonjat dhe ka fyer të gjithë qytetarët vlonjatë pa përjashtim.” – shprehet Nika.

Më tej pasi sqaron situatën, Nika garanton vlonjatët se ai së bashku me përfaqësuesit e tjerë të grupimit opozitar dhe Euroatlantikë, do të jenë zëri i qytetarëve dhe denoncues të çdo paligjshmërie, duke qenë përballë pushtetit në mbrojtje të interesit të njerëzve.

Më poshtë reagimi i plotë:

Arroganca, paligjshmëria dhe tallja me qytetarët në apoteozë!

Sot, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës ka ndodhur një skandal i vërtetë!

PS, e cila ka shumicën në Këshill sot ka fyer, është tallur me elektoratin vlonjat dhe ka fyer të gjithë qytetarët vlonjatë pa përjashtim.

Më hollësisht:
Në mbledhjen jashtë radhës të datës 21 tetor 2024, opozita kërkoi përgjegjësitë për përmbytjen e qytetit të Vlorës dhe dëmet e jashtëzakonshme materiale e morale që pësuan qytetarët dhe biszneset e Vlorës.

Iu kërkua drejtorëve përkatës, që në mbledhjen e radhës, të datës 28 tetor të vinin me relacionet, ku u përgjigjeshin pyetjeve dhe kërkesave të opozitës në Këshillin Bashkiak.

Një gjë të tillë iu kërkua edhe drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë. Drejtori në fjalë nuk erdhi.
Qëndrim arrogant dhe harbut!
Ndërkohë drejtuesit e Këshillit Bashkiak kërkuan, në kundërshtim me rregulloren, e cila parathotë që mbledhja e radhës fillon me detyrat e lëna në mbledhjen paraardhëse, të votonin rend dite tjetër.

Pas votimit, i cili doli, 22 pro rendit të ri të ditës dhe 13 kundër, pra, pasi u rrëzua rendi i ditës i propozuar nga mazhoranca në këshill, opozita u largua. Mbledhja nuk mund të vazhdonte më, pasi nuk arrihej kuorumi!

Me pas u mblodh konferenca e kryetareve ku kërkonin marrëveshje te cilën pasi nuk e morën dot vazhduan mbledhjen me arrogqmcën e tyre.

Në këto kushte drejtuesit e këshillit bashkiak, propozuan një “pushim”. Dhe thërritën urgjentisht 3-4 këshilltarë që të arrihej kuorumi prej 26 anëtarësh dhe vazhduan mbledhjen sipas qejfit të tyre.

Edhe ky qëndrim arrogant e harbut!

Kjo situatë e pazakonte tregon jo vetëm paaftësinë, arrogancën dhe paligjshmërinë e kësaj mazhorance në qytetin e Vlorës, por edhe talljen, fyerjen e nëpërkëmbjen ndaj qytetarëve vlonjatë, të cilët kanë mandatuar me votën e tyre opozitën që t’i mbrojë të drejtat e tyre!

Nga sot, qytetarët e Vlorës, duhet të shohin mirë çdo vendim të Këshillit Bashkiak dhe të vendosin me votën e tyre, nëse do të pranojnë më të tallen e nëpërkëmben nga kjo mazhorancë që shkel haptazi ligjet!

Ndodhi të tilla, për hir të së vërtetës, nuk na bëjnë më përshtypje. Kushedi sa janë rastet e sjelljes arrogante të administratës, me të cilat qytetarët përballen! Vështirë të trokasësh në një zyrë dhe të mos e mallkosh hallin që të çoi aty.

Arroganca është bërë karakteristika kryesore, një mënyrë sjelljeje e drejtimi në administratën e sotme.

Nuk zbuluam një gjë që nuk e dimë. Po më thelbësore është pyetja: përse të zgjedhurit e mazhorancës, “krerët” e kësaj mazhorance, pa asnjë përjashtim, kanë aq shumë qejf e dëshirë ta demonstrojnë hapur arrogancën, mundësisht edhe para kamerave? Për të kënaqur militantët? Apo kryetarët e partisë? Për të qenë në lista deputetësh? Për të trembur qytetarët e thjeshtë me agresivitetin e tyre? Apo për të na argëtuar, teksa shohim, sa hazërxhevap dhe sa idhnakë janë ata kur fyejnë e poshtërojnë publikisht qytetarët e zakonshëm dhe votën e tyre?

Pyetjet e mësipërme ndoshta nuk kanë nevojë për përgjigje, se janë retorike. Po edhe në qoftë kështu, nuk mund të heshtësh e të mos e pyesësh veten: si është e mundur që zyrtarët e lartë të mos kenë frikë, të mos ndjejnë sadopak drojë e turp nga ndëshkimi i mundshëm i opinionit publik, i votës, i zgjedhjeve, si ndodh në të gjitha shoqëritë demokratike?

Mos vallë ata janë të bindur që qytetarët, ne votuesit e sotëm kemi qenë e kemi mbetur në këto 34 vite me demokraci po aq të pagdhendur, sa të pranojmë të kemi në krye, duke i votuar “lirisht”, të tillë “udhëheqës të fortë”, vanitozë, arrogantë, fodullë e harbutë?
Çfarë kujtojnë: “Se mos jemi me të njëjtën mendësi, si në diktaturë, kur i dhunuari e duartrokiste dhunuesin?”

Për një gjë të jenë të sigurtë, të gjithë ata që hiqen si “dashamirës të opozitës”: DO TË NA KENË PËRBALLË!

Ne do të vazhdojmë të punojmë në interes të qytetarëve të Vlorës!

gjergji nika

FB IMG 1730124667096

Artikulli paraprakOfroi para në këmbim të votës në zgjedhjet e 14 majit, GJKKO shpall fajtor Agim Locin! Ja sa u dënua
Artikulli tjetërVOA: Vakanca në Gjykatën Kushtetuese rrezikon të hedhë në erë skemën e ripërtëritjes