Kur Hrushovi deklaroi fundin e ‘kultit të individit’, kundërpërgjigja e Enver Hoxhës: Bar do të hamë, por nuk shitemi

Më 28 tetor 1961 – Retorika sovjeto-shqiptare arrin kulmin kur Hrushovi nga tribuna e Kongresit të Partisë Komuniste sovjetike, deklaron se fundi i kultit të individit për Enver Hoxhën, Mehmet Shehun e udhëheqës të tjerë të lartë shqiptarë, praktikisht do të sillte fundin e tyre në krye të vendit; “ata nuk duan që kjo të ndodhë, ndërsa ne e kemi bërë”, tha Hrushovi.

Hrushovi zbuti politikën e egër staliniste të ndjekur deri në atë kohë dhe dënoi kultin e individit, ndërsa Shqipëria doli në mënyrë të njëanshme nga Traktati i Varshavës.

Pak ditë më vone, Hoxha iu përgjigj nga tribuna e Kuvendit popullor se “populli shqiptar dhe PPSH-ja do të hanë edhe bar por nuk do të shiten për 30 aspra” (nuk do t’i tradhtojnë parimet komuniste, siç kishte aluduar Hrushovi se Shqipëria pa ndihma nga Moska do t’i drejtohej perëndimit). Të dy udhëheqësit komunistë a ateistë, i referoheshin Biblës, dhe 30 monedhave prej argjendi me të cilat Juda u pagua kur tradhtoi Jezusin.

Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, Shqipëria u lidh me Kinën deri në fund të viteve ’70 dhe mbeti e izoluar në 10 vitet e fundit të regjimit komunist, derisa kapitulloi sistemi, duke dalë si vendi më i varfër i Europës.

Artikulli paraprak“Aleanca kundër SPAK”, Basha: Pasi amnistuan “bishtat” e korrupsionit, tani po përgatiten të amnistojnë “kokat” e pandëshkuara të 34 viteve
Artikulli tjetërEdhe Bosnje Hercegovina me pensione më të larta se Shqipëria