U mor i pandehur nga SPAK, reagon kryebashkiaku i PS

Kryebashkiaku i PS, Eduard Duro ka reaguar pasi u mor i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre, pasi akuzohet se ka licensuar një karburant të ndërtuar pa leje.

 

“Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit.

Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”.

Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, ka deklaruar Eduard Duro.

Artikulli paraprak“Shpërdorim detyre”/ SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Devollit, Eduart Duro
Artikulli tjetërÇmimi i vajit të ullirit arrin rekord këtë vit, ja sa pritet të shitet! Nga dyfishimi i pagesave për vjelësit, tek ekstremitetet e motit, faktorët që ndikuan