Agjencia e OBK u ndalua të operonte në Izrael, Guterres: Mund të ketë pasoja shkatërruese për refugjatët palestinezë në Gaza dhe Bregun Perëndimor

Parlamenti i Izraelit votoi dje për ndalimin e agjencisë së OKB-së për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë (UNRWA) nga vendi brenda 90 ditëve.

Knesset e ndaloi agjencinë të kryejë “çdo aktivitet” ose të ofrojë ndonjë shërbim brenda Izraelit, duke përfshirë zonat e Jerusalemit Lindor, Gazës dhe BregutPerëndimor.

Një votim i dytë e shpalli grupin një organizatë terroriste.

Legjislacioni do të hyjë në fuqi 60 deri në 90 ditë pasi ministria e jashtme e Izraelit të njoftojë OKB-në, sipas zëdhënësit të politikanit Dan Illouz, një nga bashkësponzoruesit e një prej projektligjeve.

UNRËA ofron arsim, kujdes shëndetësor dhe shërbime të tjera bazë për miliona refugjatë palestinezë në të gjithë rajonin, duke përfshirë Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se ligjet e reja “mund të kenë pasoja shkatërruese” për refugjatët palestinezë në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Shefi i UNRWA, Philippe Lazzarini, ka paralajmëruar se ndalimi “vetëm do të thellojë vuajtjet e palestinezëve, veçanërisht në Gaza”.

UNRWA është  sulmuar vazhdimisht  nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili thotë se ka lidhje me Hamasin dhe grupet e tjera militante, diçka që grupi e kundërshton.

Kur Izraeli ngriti për herë të parë akuzat kundër UNRWA-s, fillimisht bëri që vendet kryesore donatore të pezullonin fondet e tyre për agjencinë.

Mbretëria e Bashkuar  rifilloi financimin e agjencisë në korrik, vetëm disa javë pasi Partia Laburiste u zgjodh.

Artikulli paraprakPentagoni: 10 mijë trupa koreane janë dislokuar në Rusi për t’u trajnuar! Një pjesë e tyre janë zhvendosur afër Ukrainës, shqetësohemi se…
Artikulli tjetërCeremonia e “Topit të Artë”, pse Ronaldo nuk mori pjesë dhe bojkotoi votimin