Goditja e 15-vjeçarit me thikë nga babai, flet nëna e të miturit: Ndodhi pa dashje! Dua burrin të më vijë në shtëpi

Nëna e 15-vjeçari që u godit me thikë nga babai një ditë më parë, për motive të dobëta, ka thënë se gjendja e të miturit është shumë mirë.

 

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në Neës24, ka deklaruar se ngjarja ndodhi pa dashje, ndërsa kërkoi lirimin e bashkëshortit nga qelia.

“Djali është shumë mirë. Ngjarja ka ndodhur në orën 7:20 të mëngjesit. Bashkëshorti ishte shtrirë, po qëronte një mollë dhe pa dashje ia hodhi biçakun. Djali ka plagë të lehtë fare. Sa mori një sërum dhe doli nga spitali.

Jemi marrë në pyetje nga policia. Unë thashë se ka ndodhur pa dashje. Dua burri të më vijë në shtëpi. Kushte të mira kam. Djalin e kam në shkollë.

Lere telefonin i tha, shko në shkollë. Plagën e ka të vogël, si ta kishte pickuar grerëza. Nuk e kishte për qëllim ta godiste.

Djali e mban telefonin  jo prej shumë kohësh”, tha nëna e të miturit.

Artikulli paraprak“Të shohim se ku do të shkojnë Juventusi dhe Milani”, Luis Figo: Napoli është i rrezikshëm, por në fund fiton Interi
Artikulli tjetërIsh-kreu i Tatimeve, Ceno Klosi, paraqitet në SPAK