“Zbythet” mosbindja civile, deputetët e Berishës kërkojnë pazar të ri me Ramën

Nga Bato Kosova

Pas dështimit spektakolar të dy akteve të vakta të mosbindjes civile të thirrur nga Berisha, protestat e të cilit u bojkotuan nga qytetarët, duket se ka nisur dhe zbythja nga mosbindja civile në parlament.

Në aksionin e vakët përballë dyerve të Kuvendit, pa strategji e pa kuptim, ndërkohë që mazhoranca vijon punën e pashqetësuar, deputete “sovranistë” të Berishës i hapën rrugën ambasadorit të BE Gonzato, i cili parakaloi turmën e çoroditur të deputetëve për të dorëzuar në kuvend progres-raportin e KE. Më herët në seancë kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, “papritur” ju shtriu dorën dhe kërkoi nga opozita “revolucionare” që jashtë po bënte namin me 4 karrige të kthyera me këmbë përpjet dhe me po aq deputetë të ulur “më bythë”, që të ulen së bashku që sot dhe ta diskutojnë pazarin e rradhës!

Ambasadori i BE ndërkohë po ju çonte një progres-raport, që ka dëshmuar se amnistia e votuar nga Rama dhe Berisha, ishte një shqetësim për punën e SPAK-ut.

Ashtu siç ka dëshmuar se e vetmja gjë për të cilën BE është krenare për Shqipërinë është puna e SPAK kundër korrupsionit në vend, luftë e cila me frytet e saj do t’i hapë derën vendit tonë për BE, gjë kjo që bie ndesh me retorikën e Berishës dhe të mbështetësve të tij, të cilët vijojnë ta quajnë Prokurorinë e Posaçme si organizatë kriminale.

Nëse një vit më parë, pazari mes Berishës dhe Ramës, rezultoi me lirimin e të korruptuarëve, mbylljen e listave dhe njohjen zyrtare të Berishës nga gjykata dhe pushteti, ngelet për t’u parë se cili do jetë pazari i ri pas zbythjes së mosbindjes të lodhur civile?/Alfapress.al

Artikulli paraprakSHBA sanksionon firmat serbe dhe malazeze për shkak të mbështetjes të luftës së Rusisë
Artikulli tjetërBuxheti 2025/ Rama fryn administratën në prag të zgjedhjeve, ja miliardat që do të shkojnë për pagat