Rekord historik në La Liga, njihuni me sulmuesin që ka shënuar më shumë gola si zëvendësues

Sulmuesi i Gironës, Kristian Stuani ka vendosur një rekord në La Liga, duke u bërë lojtari që ka shënuar më shumë gola si zëvendësues në gjithë historinë e kampionatit elitar spanjoll.

Me golin e shënuar ditën e sotme ndaj Leganes, 38-vjeçari uruguaian, parakaloi Julio Salinas që kishte shënuar 28 gola si zëvendësues, ndërkohë që Stuani mban vendin e parë me 29 gola.

11 golat e fundit të Stuanit (4 nga 4 aktivizime këtë sezon) në La Liga janë shënuar nga stoli.

Artikulli paraprakTre frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin
Artikulli tjetërGoditet një spital ku po vaksinoheshin fëmijët në Gaza, Izraeli mohon sulmin