Spahiu: Rama t’i kërkojë Greqisë anulimin e ‘non gratave’ për 100 figura publike shqiptare

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi deklaratën e kryeministrit Rama nga Selaniku, ku tha se do t’i drejtohen qeverisë greke me një kërkesë për rishikimin e vendimit të vitit 2011 që ndalon gazetarin Marin Mema të hyjë në Greqi.

Spahiu thotë se nuk është vetëm gazetari Mema që i ndalohet hyrja në Shqipëri, por Rama duhet t’i kërkojë Greqisë anulimin e ‘non gratave’ për 100 figura publike shqiptare.

“Incidenti me gazetarët në kufi nuk ndodh për herë të parë, dikush duhet t’i kujtojë kryeministrit shqiptar që jo vetëm Marin Mema është i padëshiruar në Greqi. Greqia e quan incident hapjen 5 minua me vonesë të derës që iu bë Belerit apo mospritjen në takim nga Edi Rama të Fredi Belerit. Askush nuk doli të thonë që Belerit iu vonua dera 5 minuta, ndërkohë dhjetëra personazhe publike, politike, mediatike janë ndaluar prej 20 vitesh në kufi në Greqinë dhe sot nuk u lejohet futja në Greqi. Shqipëria s’ka kërkuar që lista e personave të padëshiruar që nuk u lejohet futja në Greqi të revokohet. Nuk mundesh që kur vjen e dhe momenti i fundit që kërcënohet kryeministri, paska qenë problem edhe ndalimi i Marin Memës”, tha Spahiu për “Report Tv”.

Artikulli paraprak“Unë do të ul taksat për 100 milionë amerikanë”- Kamala Harris: Donald Trump, i paqëndrueshëm! Nëse zgjidhet president do hakmerret ndaj…
Artikulli tjetërTrashëgimia etnokulturore e Musine Kokalarit do të ekspozohet në shtëpinë e gjyshërve të saj