Rrufeja godet një kamp refugjatësh, humbin jetën 14 persona, 34 të plagosur

Katërmbëdhjetë persona kanë mbetur të vdekur nga një goditje rrufeje në një kamp refugjatësh në Ugandën veriore, ka bërë të ditur policia të dielën.

 

Ngjarja ndodhi të shtunën në lagjen e largët të Lamwo. Zëdhënësi i policisë Kituuma Rusoke ka thënë se 34 persona të tjerë janë lënduar. Viktimat ende nuk janë identifikuar, raporton AP.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1084&loc=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com

Banorët e kampit të vendbanimit Palabek, i cili strehon kryesisht refugjatë nga Sudani i Jugut, po ndiqnin një shërbim lutjeje në strukturën e improvizuar metalike kur ra rrufeja.

Rrufeja vdekjeprurëse raportohet zakonisht në këtë vend të Afrikës Lindore gjatë stinëve të lagështa.

Artikulli paraprakRindërtimi në lagjen 5 në Durrës në vendnumëro
Artikulli tjetër“Ç’janë këto veshje, këto bizhuteri, këto këngë?!”- Refleksionet e shkrimtarit të njohur, për festivalin e 11-të: Enver Hoxha i vrenjtur, iu drejtua Nexhmijes…