Tre gola larg rekordit, Myrto Uzuni udhëheq sulmin e Granadës në Spanjë

Myrto Uzuni po spikat në La Liga 2 këtë sezon. Sulmuesi i Kombëtares është padyshim lojtari i momentit nga Granada, pasi ka asistuar 6 gola dhe ka asistuar një tjetër.

 

Ndërkohë që kujtojmë se sulmuesi i Kombëtares shqiptare i regjistron këto numra në 11 ndeshje ku ka luajtur. Asnjë nga ekipi i Uzunit nuk ka bërë më mirë se ai, te liga e dytë për nga rëndësia në futbollit spanjoll.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1084&loc=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com

 

Pas 29-vjeçarit te Granada është Riçard Sançes dhe Lukas Boje me nga dy gola. Uzuni po ashtu është 3 gola larg barazimit të rekordit, si golashënuesi më i mirë në historinë e Granadës. Rekord që mbahet aktualisht nga marokeni Jusef El Arabi me 44 gola.

Artikulli paraprak“Ç’janë këto veshje, këto bizhuteri, këto këngë?!”- Refleksionet e shkrimtarit të njohur, për festivalin e 11-të: Enver Hoxha i vrenjtur, iu drejtua Nexhmijes…
Artikulli tjetër“Mbetjet e rrezikshme ende në det të hapur”- DW: Kontejnerët e rikthyer në Shqipëri dyshohet se përmbajnë lëndë kancerogjene