FOTO/ Nga portieri i Kombëtares te Gjimshiti, mësoni pesë legjionarët më të vlerësuar të javës që lamë pas

Java që lamë pas pa disa futbollistë shqiptarë që luajnë jashtë vendit, të bëjnë mirë. Më poshtë iu sjellim dhe pesë më të vlerësuarit nga “Sofascore”.

 

“TOP 5” LEGJIONARËT E JAVËS

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1084&loc=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com

Elhan Kastrati, 8.4—Porteri i Kombëtares mban vlerësimin më të lartë, pasi me pritjet e tij ndihmoi Çitadelën të fitonte 1 me 0 në transfertën e vështirë të Palermos.

Kristian Shpendi, 7.9—Sulmuesi i përfaqësueses U-21 spikati sërish me Çezenën ku shënoi golin e vetëm të sfidës, që i dha fitoren të tijëve kundër Sudtirol.

Eduart Rroca, 7.8—Mesfushori shqiptar shënoi për Ankara Keçiorengucu në Turqi. 31-vjeçari bëri mirë individualisht, por skuadra e tij nuk e shmangu humbjen 2 me 3 përballë Korum.

Eneo Bitri, 7.7—Ish-mbrojtësi i Partizanit që luan me Gior në Hungari tundi rrjetën pas asistit të Albion Markut. Sfida u mbyll në barazim, ndërsa Bitri ishte dhe kapiten për këtë takim.

Berat Gjimshiti, 7.7—Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare spikati kundër Napolit kryesues, që humbi 0 me 3 përballë Atalantës. Rezultati në transfertë tregon shumë dhe për paraqitjen e Gjimshitit si kapiten.

sofas

 

Artikulli paraprakDëshmia e mjekut italian në Shqipëri: Pasi pushkatuan inxhinierët dhe u varrosën afër Beratit, kriminelët u morën kufomave teshat e shtrenjta, madje edhe dhëmbët e florinjtë…
Artikulli tjetërVIDEO/ Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, Barcelona në alarm të kuq për shkak të stuhisë! Aeroporti nën ujë