Stuhitë e forta që shkaktuan përmbytje vdekjeprurëse në Spanjën lindore javën e kaluar, tani duket se po lëvizin në Barcelonë, ku aeroporti kryesor i qytetit El Prat, është të përmbytur dhe autostrada janë mbyllur.
Shërbimi meteorologjik i vendit lëshoi një alarm të kuq për reshje shiu përgjatë vijës bregdetare të Barcelonës, duke paralajmëruar qytetarët që të mos udhëtojnë nëse nuk është absolutisht e nevojshme dhe të jenë vigjilentë.
Në celularët e qytetarëve janë dërguar mesazhe për reshje të mëdha dhe të vazhdueshme në periferitë jugore të qytetit.
Alarmi u bëri thirrje njerëzve të shmangin kanionet ose kanalet zakonisht të thata. Rrugët janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut dhe vëllimet e mëdha të ujit, dhe drejtuesit e mjeteve përpiqen të manovrojnë nëpër rrugë gjysmë të zhytura për të arritur në shtëpitë e tyre.