‘PD nuk më duket në mosbindje civile, duhet të flasim për buxhetin’, Pampuri: Mënyra e arrestimit të Metës, për të bërës pis punën e SPAK

Deputetja Oriola Pampuri ishte sot e ftuar në ‘Studio Live’ Report Tv me Arbër Hitajn. Pampuri është pjesë e demokratëve euroatlantikë të Lulzim Bashës dhe dha komentin e saj fillimisht mbi hapjen e negociatave të grup kapitullit të parë për Shqipërinë në BE. Për Pampurin ky proces është i vonuar.

‘Lajm i mirë që procesi i integrimit u mundësua hapja e kapitullit të parë por shumë e vonuar. Sa herë është hapur shampanjë dhe nuk ndodhi. Pastaj ka skena që qytetarët jashtë i shikojnë ashtu siç duken. Aa më shumë afrohen zgjedhjet nxitet skenat populiste që nuk pinë ujë. Progres raporti e kishte të qartë atë që zoti Basha dhe ne e kemi ngritur si problematikë për atë që mazhoranca kaloi së bashku me Rithemelimin. Kemi theksuar se bashkimi i votave për amnistinë penale ishte për të lehtësuar ata të dënuar nga GJKKO. Nëse ai kapitull i negociatave është hapur është bërë arsyen e vetme të punës së SPAK për gjatë kësaj kohe. Sa i përket pjesës tjetër ka shumë hapa që mazhoranca dhe PD e Berishës ka dështuar.’

Sakaq, ajo nuk la pa komentuar edhe amnistinë penale që kanë votuar PS dhe PD për të ndihmuar subjektet e SPAK dhe GJKKO.

‘Amnistia nuk u bë për hallexhinjtë që protestuan për hallet e tyre, ndërsa ata që janë të korruptuar bashkohen votat për të lehtësuar dënimin. Kjo ishte dhe arsyeja e revoltës në takimin e MSA në Shqipëri. Kemi vite që nuk po bëhet asnjë hap për integrimin europian. Këto nuk pinë më ujë.’

Sa i përket aksionit të PD dhe aleatëve, sipas saj nuk është mosbindje civile dhe bëhet për të fshehur diçka.

‘Nuk më duket mosbindje civile. Vizioni i tyre është krejt tjetër. Të bësh të njëjtat skena, të kesh të njëjtën rezultat ose duhet të jesh naiv ose fsheh diçka. Pas kësaj fshihet një pakt tjetër i madh. Jemi në kohën kur duhet të ketë debate për buxhetin. Nga nesër në komisione parlamentare diskutohet buxheti. Të bësh skena të tilla kur e di si do të jetë fundi, naiv nuk janë por duhet të ketë një pakt të radhës.’

Më tej Pampuri thotë se PD e ëndërron komisionin Xhafa ashtu si dhe PS-ja.

‘Ata e ëndërrojnë komisionin Xhafa. Asnjëra palë nuk e do SPAK. Po bëjnë gjithçka që ta godasin SPAK. Të dy palët kanë një hall përballë SPAK. Pritet të kenë një reagim ndaj SPAK, mund të jetë komisioni Xhafa.’

‘Pranuan faktin vulën, të bashkojnë votat për listat. Bëjnë dhe një rrëmujë para zgjedhjeve. Bëjnë dhe një pakt, por pakteve të tilla u ka dalë boja.’

Kurse demokratët euroatlantikë sipas saj janë pro SPAK dhe reformës në drejtësi në dallim nga pjesë tjetër e opozitës.

‘Jemi pro SPAK dhe reformës në drejtësi. Shumë shpejt do kemi 20-30 kandidatët e parë që do dalin në terren. Ne i kemi të qarta vijueshëminë, shumë shpejt do jemi në terren. Nuk mund ta lëmë që ajo drejtësi, të jetë e ndikuar, e cenuar. Drejtësia tani e tutje duhet të jetë e pavarur dhe pandëshkueshmërisë ti vijë fundi. Presim të ketë një datë që të shqyrtohet çështja. Nuk mund ta lëmë pezull që vula u takon atyre. Kemi bërë një rekurs dhe do i shkojmë deri në fund drejtësisë.’

Për arrestimin e Metës, Pampuri thekson se ishte një skenë e shëmtuar për të bërë pis punën e SPAK.

‘Shikoj 2 aspekte të rëndësishme. Fakti tha se SPAK është investim i joni. SPAK nuk është investim i tyre. E bën për të cenuar SPAK. Një strukturë e mbështetur fort nga SHBA dhe BE. Rama ka manovrat e veta por ka marrë fundi kjo lloj epoke. Arrestimi i Metës ishte një skenë e shëmtuar. Ata që e bënë atë skemë nuk ishin pjesë e SPAK, mund të jetë manovër e SPAK për të bërë pis SPAK. E kanë patur Metën aty edhe kur bënte vrap edhe kur bënte not. Një lojë politike e Ramës dhe e mjeshtrave të politikës që i kanë manovrat për të shpëtuar vetë.’

Artikulli paraprak“Berisha udhëheq një fraksion të PS-së së Ramës”, Basha: Nuk ka bashkëpunim me një grup që ka vënë interesat personal mbi interesat e shqiptarëve
Artikulli tjetërReflektim nga sjellja e një Mbreti