Gjykata e Lartë me datë 27 Shator, prishi vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme që la në fuqi masën “arrest në burg” vendosur ndaj dy ish-zyrtarëve nga GJKKO më 3 maj të këtij viti.
Gjykata e Lartë vendosi dërgimin e çështjes për rishqyrtim po në këtë gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese.
Por, Apeli i GJKKO-së mori vendimin për të lënë pas hekurave dy ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë.
Njoftimi i Apelit të GJKKO-së:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Nertina Kosova, sot më 07.11.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 58 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 18, datë 03.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personat nën hetim R.M. dhe M.Q, në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
Miratimin e vendimeve nr. 28, datë 28.03.2024 dhe nr. 35, datë 30.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personat nën hetim M.Q. dhe R.M.