Anija me mbetjet e rrezikshme pritet të ankorohet nesër në Portin e Durrësit, ja ku do të shkojnë mbetjet

Anija “Moliva” pritet të ankorohet neser në orën 8 në Portin e Durrësit. Në praninë e një grupi të posacëm do të shkarkohen kontejnerët me mbetjet e Kurum qe dyshohen të rrezikshme dhe u kthyen mbrapsht nga Tajlanda dhe më pas do të ngarkohen në kamionë dhe trasferohen në Porto Romano në një ambjent që administrohet nga agjencia e administrimit të pasurive te paluajtshme.

Ambjenti do të ruhet me polici ndërsa janë montuar kamera per survejim.

Mbetjet e dyshuara të rrezikshme të kompanisë KURUM u eksportuan nga kompania Sokolaj drejt Tajlandës pa marrë miratimin e vendit pritës.

Artikulli paraprakArrestimi i Jurgis Çyrbjas/ Zbardhen mesazhet, Mond Çekiçi – deputetit: Ta mbarova punën, ti i 5-ti, Liri i 7-ti
Artikulli tjetër“Vulën e PD, do e kërkojmë deri në fund”, Orjola Pampuri: Do ta çojmë deri në Strasburg