Pas vështirësive të javëve të fundit, në dhomat e zhveshjes së Milanit është rikthyer një atmosferë gëzimi. Djemtë e Paulo Fonsekës patën një vizitë nga Xherri Kardinale i cili dëshironte t’i uronte personalisht për fitoren në Champions ndaj Real Madridit pasi e kishte parë ndeshjen nga tribuna “VIP” e stadiumit “Santiago Bernabeu”.
Pronari i “Djalli” e ndoqi nga afër ndeshjen, duke zbritur direkt te lojtarët në fund të saj për t’i uruar ata. Numri 1 klubit, u tha se ishte “krenar” për paraqitjen, duke nënvizuar se “vlerësonte” që skuadra mbeti e bashkuar duke marrë një fitore të madhe nëpërmjet shumë peripecive.
Sipas asaj që raportoi “ANSA”, Kardinale gjithashtu nënvizoi se si pronarët dhe drejtuesit kanë mbetur gjithmonë në anën e tyre për t’i mbështetur individualisht dhe kolektivisht, duke marrë me vete pas kthimit të tyre në Shtetet e Bashkuara kënaqësinë që kanë parë Milanin duke treguar në Madrid, potencialin që ka si ekip.