Basha i përgjigjet sulmeve të Berishës: Është patericë e pushtetit të korruptuar, për turpin e tij riciklon akuzat e Ramës ndaj meje

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar për deklaratën e Sali Berishës, i cili në mënyrë qesharake përpiqet t’u hedh hi syve të demokratëve duke u viktimizuar me çështjen McGonigal.

Basha shprehet se faktet e provuara në gjykatën amerikane, tregojnë se Edi Rama bëri gjithçka kundër tij, i ndihmuar edhe nga Sali Berisha me riciklimin e të njëjtave akuza, e për këtë fakt në vend që të ndihej i turpëruar, vazhdonte ciklin e mashtrimeve.

Ai më tej thotë se përrallat nga e kaluara të Sali Berishës janë justifikimi i radhës përballë dorëzimit pa kushte të fraksionit të tij tek Edi Rama, me të cilin e bashkojnë të njëjtat halle dhe interesa. Pasi sipas tij, më e çuditshmja në këtë histori është fakti që nëse do ishte në bashkëpunim me Ramën, si ka mundësi që Berishës dhe familjes së tij i shtohen lejet e ndërtimit, kullat dhe pasuria.

REAGIMI I PLOTË I LULZIM BASHËS:

Përrallat nga e kaluara të Sali Berishës janë justifikimi i radhës përballë dorëzimit pa kushte të fraksionit të tij tek Edi Rama, me të cilin e bashkojnë të njëjtat halle dhe interesa.

Ai që i dha votat Ramës për të amnistuar të korruptuarit dhe për të mbyllur listat, dhe në këmbim mori vulën për t’u bërë patericë e këtij pushteti të korruptuar, riciklon mashtrime të lodhura për të justifikuar dështimin e pseudo-revolucionit, që nuk ndezi kurrë.

Përpjekja qesharake për t’u hedhur hi syve demokratëve, për t’i tërhequr zvarrë në zgjedhjet që ai kërkon t’ia falë në tavolinë Edi Ramës, i shtohet viktimizimi i tij përballë McGonigal. Berisha është munduar vazhdimisht gjatë kësaj kohë të rishkruajë historinë, sipas nevojës dhe hallit të tij. Faktet zyrtare të provuara edhe në gjykatën amerikane, tregojnë se Edi Rama bëri gjithçka kundër meje i ndihmuar edhe nga Sali Berisha me riciklimin e të njëjtave akuza e për këtë fakt ai duhej të ndihej i turpëruar e jo të vazhdontë ciklin e mashtrimeve.

Por, më e çuditshmja në gjithë këtë histori është fakti se ndërkohë që unë, sipas tij paskam qenë në bashkëpunim me Ramën, Sali Berishës dhe familjes së tij i shtoheshin lejet e ndërtimit, kullat dhe pasuria.

Artikulli paraprakE plotë/ Zbulohet skema e mashtrimit me kreditë online, si futen në kurth shqiptarët!
Artikulli tjetërMësimet nga zgjedhjet në SHBA