Babëzia dhe pashpirtësia e krerëve të qeverisë, kundër jetës së qytetarëve të sëmurë kronikë e sidomos ndaj pensionistëve, është fakti se dhe ato ilaçe të rimbursuara janë të skaduara e pa asnjë efekt, përveçe nuk rimbursohen 40% e ilaçeve dhe asnjë ilaç jetik i shtrenjtë.
Brenda kësaj të vërtete, qëndron një skandal financiar, lidhur me vjedhjet që janë bërë nëpërmjet ilaçeve të lisës së rimbursimit, pasqyruar në një raport kontrolli të përbashkët të kryer në FSDKSH nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave.
Kontrolli është bërë për rimbursimin e ilaçeve në vitet 2020-2023, nisur prej denoncimeve në Ministrinë e Financave dhe prej auditimeve të KLSH, ku thuhet se janë vjedhur fondet me skemë mashtrimi të kryer nga drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Kujdesit Shëndetsor, farmacive e kompanive të ilaçeve.
Sipas raportit, në vitet 2020-2023 janë vjedhur 2.2 miliardë Euro, të caktuara për ribursimin e ilaçeve, me 3 marifete:
1. Duke deklaruar e regjistruar në pagesat e thesarit, 1150 medikamente të rimbursueshme në vitet 2020-2021 dhe 1300 medikamente të rimbursueshme në vitet 2022-2023; por faktkisht, në farmacitë me kontrata rimbursimi kanë çuar nga 60-70% të ilaçeve, duke bashkëpunuar në vjedhje dhe me farmacistët.
2. Në listën e rimbursimit, farmacive u janë çuar ilaçe të skadura, stoqe dhe të kontrabanduara, marrë nga depot farmaceutike private të ilaçeve dhe nga depoja farmaceutike e QSUT, të cilat duheshin asgjësuar.
Por ish-Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në bashkëveprim me drejtuesit e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, i kanë futur në lisat e ilaçeve të rimbursueshme.
3. Ilaçet e futura në listën rimbursimeve, Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Kujdesit Shëndetësor, i ka llogaritur e deklaruar me çmime 70-100% më të larta se paketa e çmimeve të tregut, madje dhe për ilaçet alternative.
Ky raport vjedhjesh gjatë 4 viteve me ilaçet e rimbursuara, nuk gjendet në arkivën e Ministrisë së Shëndetësisë, sepse e ka zhdukur një dorë e urdhëruar apo e interesuar, që të mos gjendet nga drejtësia, siç u zhdukën kontratat origjinale të PPP-ve, Sterilizimi i Pajisjeve Kirurgjikale, Check-up, Hemdializës e laboratorëve mjekësor./Pamfleti