Gjykata në Romë vendos nesër për 7 emigrantët e paligjshëm që erdhën nga Italia në Shqipëri

Gjykata në Romë do të vendosë ditën e nesërme nëse ndalimi i 7 emigrantëve të huaj që u sollën në Shqipëri nga Italia është i drejtë apo jo.

 

Kujtojmë që disa javë më parë gjykata vendosi anulimin e vendimit të ndalimit të 12 emigrantëve, duke bërë që ata të riktheheshin sërish në Itali.

Ndërkohë dy ditë më parë në Shëngjin mbërritën 8 emigrantë të tjerë, por njëri prej tyre u kthye sërish në Itali për shkak se u konstatuan probleme shëndetësore.

Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi vijon të mbrojë operacionin.

“Ne – thekson ai – jemi të bindur se gjithçka është në përputhje me ligjin evropian. Ka gjyqtarë që po vendosin në një mënyrë të caktuar, ne nuk pajtohemi me këto vendime dhe i kemi kundërshtuar”.

Një delegacion parlamentar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja 5 Yjet dhe përfaqësues të shoqatave të Tryezës së Azilit dhe Imigracionit ndodhet në terren në një mision monitorimi për të verifikuar kushtet e qendrave: hapësirat e banimit, tualetet dhe respektimin e procedurave ligjore dhe ndërkombëtare.

Artikulli paraprakAnaliza e REL: Ballkani Perëndimor dhe ndikimi i paparashikueshëm i Donald Trump
Artikulli tjetërPesë vjet pas tërmetit, Durrësi ende në kërkim të një memoriali kujtese