Lufta në Ukrainë/ Raketat ruse godasin pallatin! Vritet nëna me tre fëmijët e mitur, njëri prej tyre dy muajsh

Një grua dhe tre fëmijët e saj u vranë në apartamentin e tyre nga një sulm me raketa ruse në Kryvyi Rih, vendlindja e presidentit Volodymyr Zelensky në Ukrainën qendrore-lindore, sipas të dhënave të publikuara sot nga autoritetet ukrainase.

 

Një raketë ruse shkatërroi një pjesë të një ndërtese apartamentesh dje në mëngjes.

Guvernatori i qarkut njoftoi në mbrëmje se një grua u gjet e pajetë nën rrënoja. Gjithashtu nën rrënoja u gjetën edhe 14 persona të tjerë të lënduar.

Ekipet e shpëtimit gjetën më vonë trupat e tre fëmijëve të saj, thanë autoritetet sot teksa njoftuan përfundimin e operacionit të shpëtimit.

 

Bëhet fjalë për dy djem të moshave dy dhe dhjetë vjeç dhe një vajzë dy muajshe.

Gjyshja e fëmijëve tha për mediat lokale se babai i të miturve i mbijetoi bombardimeve ruse, pasi në momenti kur raketa ra në apartament ai ndodhej në një dhomë tjetër.

“Sulmi i djeshëm në Creevy Rich mori jetën e një nëne dhe tre fëmijëve të saj… Vetëm babai mbijetoi. Është një dhimbje e papërshkrueshme!…Ngushëllime të afërmve”, tha përmes Telegram komisioneri ukrainas për të drejtat e njeriut Dmytro Lubinets.

Rusia ka goditur zonat civile anembanë Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të saj në shkurt 2022.

Ky konflikt i armatosur, më i keqi në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz, si ushtarakë ashtu edhe civilë, në Ukrainë.

Artikulli paraprakAltin Dumani dhe SPAK, asete kombëtare që po shkërmoqin korrupsionin dhe krimin në Shqipëri
Artikulli tjetërGjermania në zgjedhje të parakohshme, caktohet data