Ish-ministri Edmond Haxhinasto paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së politikanit të Partisë së Lirisë. Kujtojmë se ai ja qenë ministër në qeveritë Berisha dhe Rama kur LSI ka qenë në koalicion me të dyja.

Nga viti 2012 deri në vitin 2013 ka mbajtur postin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

Nga janari 2011 deri në prill 2013, ai mbajti postin e zëvëndës-kryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Në vitin 2013, ai u zgjodh Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës i Shqipërisë. Ai e mbajti këtë rol deri në shtator 2016.

Artikulli paraprakGjermania në zgjedhje të parakohshme, caktohet data
Artikulli tjetërSubashi saboton përfundimisht inceneratorin e Fierit/ Bashkia lan duart, kalon në pasiv shoqërinë që do administronte veprën