Ronaldo dhe 1000 golat në karrierë: Sido që të ndodhë, jam shënuesi më i mirë në histori

Cristiano Ronaldo u shpërblye si “ambasador ekselent” i Portugalisë në “Quinas de Ouro Gala”. Me këtë rast, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” foli për të gjitha mediat e pranishme: “Jam krenar që e marr këtë trofe. Nuk e shoh si fund, por si fillim.

Falënderoj Federatën Portugeze të Futbollit për këtë çmim, për rrugëtimin e gjatë që bëra në ekipin kombëtar me kaq shumë krenari dhe punë të palodhur. Kur u bashkua me kombëtaren, në moshën 18-vjeçare, ëndrra ime ishte të luaja të parën ndeshje ndërkombëtare, pastaj 25, 50, 100″.

Mentaliteti i Ronaldos shpjegohet në mënyrë perfekte nga ky fjalim i tij: “Tashmë pyes veten: Pse jo 150, 200 ndeshje? Kombëtarja është një ndjenjë fantastike, ndaj do doja t’u thoja shokëve të mi: pasi kam fituar kaq shumë trofe, nuk shoh asgjë më të mirë se të përfaqësoj vendin, kulturën, kombin, prindërit, fëmijët”.

Shumë i kërkojnë atij të arrijë 1000 gola në karrierë, por CR7 ‘fajëson’ veten se e ka ngritur stekën shumë lart: “Do të jem i sinqertë, është faji im, sepse tani e shoh jetën si ta jetoj në këtë moment, nuk mund të mendojmë gjatë. Dua të shijoj të tashmen. Vetë thashë se doja të arrija 1000 gola, por nuk e di nëse do t’ia dal. Megjithatë, jam ende lojtari me më shumë gola në histori, kështu që është mirë”.

Artikulli paraprakKosova fuqizon mbrojtjen, buxheti më i lartë për ushtrinë
Artikulli tjetërDjegia e mbetjeve në Elbasan, Mirela Karabina: Qeveria dhe bashkia paguajnë kompani për përpunimin e mbetjeve, por ato digjen në natyrë