Emri/ Arrestohet mësuesi, ngacmoi s*ksualisht dy 14-vjeçare në WhatsApp! Sekuestrohen celularët, detajet

Policia ka arrestuar një mësues në një shkollë 9-vjeçare në Korçë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”.

Në pranga ka rënë mësuesi 45-vjeçar Bledar Duro. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve

“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin B. D., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve”, njoftoi policia.

Artikulli paraprakSali Berisha, 80-vjeçari që flet broçkulla, ëndërron se presidenti Trump do t’i heqë “non-gratën, do të çlirohet nga akuzat e SPAK dhe do të kthehet në pushtet
Artikulli tjetërPse duhet të mbyllni derën e dhomës së gjumit kur flini