“Sjellje të pahijshme dhe shkelje etike”, Bakiu: Ministrja e Arsimit ka përgjegjësi për mbylljen e 234 shkollave dhe 98 mijë nxënësve më pak

Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, deputetja e Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Merita Bakiu, ka kritikuar ashpër deputetët e mazhorancës për “sjellje të pahijshme dhe shkelje etike” gjatë seancës së djeshme.
Ajo theksoi se ministrja e Arsimit ka përgjegjësi për gjendjen e keqe të arsimit në vend, duke përmendur mbylljen e 234 shkollave, humbjen e 98,000 nxënësve dhe 90,000 studentëve më pak në vitet e fundit. Bakiu akuzoi qeverinë për manipulim të fakteve dhe shmangie të diskutimit mbi problemet e arsimit, përfshirë mungesën e studimit të teksteve shkollore dhe krizën e thellë që po kalon ky sektor.
Ajo gjithashtu akuzoi shumicën për një “sjellje fëmijësh rruge” dhe për refuzimin e diskutimit të gjendjes ku ndodhet arsimi, duke u përpjekur të fshehin dështimet përmes gënjeshtrave dhe mashtrimeve.

“Po ju priten fijet e krimit të organizuar që ju kanë mbledhur votat,” tha Bakiu, duke kërkuar përballje me të vërtetën dhe duke paralajmëruar se opozita do të vazhdojë të zbulojë dështimet e qeverisë përpara shqiptarëve.

Fjala e deputetes së Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Merita Bakiu, në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik:

Dje sjellja juaj nuk ka qenë prej një deputeti, por ka qenë sjellje që është shkel etika. Unë asnjëherë, qoftë në këtë komision apo në seancë, kurrë nuk kam shkelur etikën dhe nuk kam shkelur lirinë e tjetrit. Ndërsa sjellja juaj ka qenë dje duke shkelur jo vetëm liritë, por duke treguar çfarë etike keni ju. Ju nuk më latë që të bëja pyetje ministres së Arsimit. Dhe a e di pse nuk donit? Sepse ju keni përgjegjhësi. Ju e keni çuar arsimin shqiptar në këtë ditë që është sot. Ju nuk donit që t’i tregoja ministres së Arsimit se jui për 10 vite keni 234 shkolla të mbyllura. Ju keni 98 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar. Ju keni 90 mijë studentë më pak. Ju keni 16 mijë mësues më pak. Dy vitet e fundit keni nga 30 mijë maturantë, 1/3 e këtyre maturantëve ju i keni jashtë shtetit për studime.

Ju nuk doni t’ju them unë që keni një kurikul që nuk e keni studiuar ka 10 vite. Por gënjeni me shifra, gënjeni me fakte dhe vini këtu edhe nuk na lini të flasim. Ju jeni i vetmi vend në rajon që nuk keni bërë studim të teksteve shkollore. Dhe këtë nuk pranonit që ta diskutonit dje dhe ulëritnit, qeshnit, ironizonit. Sikur të ishit fëmijë rruge dhe jo të ishit deputetë dhe përfaqësues të popullit. Po ju e kishit një të drejtë, sepse ju ishit në vështorësi dje. Sepse ish-ministri juaj erdhi me pranga dhe juve po ju priten fijet e krimit të organizuar që ju ka mbledhur votat, po ju priten fijet se nuk ka njerëz që të vjedhin vota që të vini ju prap në pushtet. Këtë donit ju.

Ju nuk doni t’i tregoni shqiptarëve se arsimi sot është në ditën më të keqe. Është faji juaj dhe vetëm i juaj. Testi i “Pisa” jua kam thënë edhe në deklarata ka qenë kambanë alarmi për arsimin shqiptar. Dhe ju dje qeshnit. Në të njëjtin moment që ju duhej të reflektonit se ku jeni, por kishit sjell jjë material me numra pa shifra, pa asnjë gjë, thjesht djallëzor për të mos dhënë llogari për asgjë. Juve ju mungon dinjiteti, juve ju mungon morali për t’u përball me të vërtetën. Pradaj thirrini mendjes dhe mos veproni më ashtu si dje. Do të na keni përballë, jo të na e ndërprisni fjalën këtu në komision, ne shqiptarëve do ua themi të vërtetën. Ju jeni pjesë e një qeverie që ka ardhur krim të organizuar dhe me vjedhje.

Artikulli paraprakUniversiteti i Mbretëreshës në Belfast jehonë fjalës së Bashës për Inteligjencën artificiale
Artikulli tjetërSkandal në azilin e pleqve në Fier/ Denoncimi: Nëna ime ka zënë krimba, se prek njeri me dorë