70.2% e shqiptarëve opinion pozitiv për punën e SPAK! Edhe diaspora përkrah luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Shqiptarët dhe diaspora mbështesin punën e prokurorisë së Posaçme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 70.2% e të anketuarve në sondazhin e Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën kanë opinion pozitiv për punën e SPAK. Një rritje e vlerësimit pozitiv me 1.3% krahasuar me të dhënat e muajit tetor, kur 68.9% kishin opinion pozitiv.

Ndërkohë, vetëm 26.1% kanë opinion negativ për punën e SPAK, një rritje me 1.8% krahasuar me të dhënat e një muaji më parë. 3.7% janë të dyzuar, një ulje me 3.1% me një muaj më parë, kur 6.8% e të anketuarve ishin të dyzuar.

Sa i takon krahasimit mes zgjedhësve në Shqipëri dhe diasporë, vëmë re se kjo e fundit është dukshëm në një përqindje më të lartë në mbështetje të punës së SPAK. 71.11% e diasporës ka vlerësim pozitiv për punën e SPAK, 21.0% negativ dhe 7.9% të dyzuar.

Ndërkohë, në Shqipëri 69.8% e zgjedhësve të anketuar kanë opinion pozitiv për punën e SPAK, 28.3% negativ dhe 1.9% të dyzuar.

Artikulli paraprakIlir Ikonomi: Libri duhet sponsorizuar, çmimet janë shumë të larta në Shqipëri
Artikulli tjetërPolitika agrare e Shqipërisë përballë vendeve të BE dhe Ballkanit