Hëna e plotë e nëntorit quhet ndryshe “Hëna e Kastorit”.
Pse quhet Hëna e Kastorit?
Hënat e plota i marrin emrat bazuar në proceset që ndodhin në natyrë.
Hëna e plotë e nëntorit quhet Hëna e Kastorit, sepse në këtë periudhë kastorët kthehen në foletë e tyre, pasi kanë mbledhur ushqimin që u nevojitet për dimër.
Një interpretim tjetër është se fiset indigjene amerikane në këtë periudhë vendosnin kurthe kastorësh përpara se të ngrinin kënetat, duke siguruar në këtë mënyrë gëzof të ngrohtë dimëror.
Çfarë e bën një superhënë kaq super?
Orbita e Hënës rreth Tokës nuk është një rreth i përsosur – në fakt ajo është eliptike, që do të thotë se distanca e saj nga Toka në çdo kohë të caktuar do të ndryshojë.
Pika më e largët e Hënës nga Toka njihet si apogje. Kur është në afërsinë e tij, e quajmë perigje.
Kur Hëna e plotë – e cila ndodh afërsisht çdo 29.5 ditë – përkon me perigjeniin e Hënës, ajo duket më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht dhe kështu ne e quajmë atë një superhënë.
Superhënat nuk janë të rralla. Në fakt, në përgjithësi ka tre ose katër çdo vit. Ky vit ka sjellë tashmë tre superhëna të njëpasnjëshme – Hënën Blu në gusht, Hënën e Korrjes së Shtatorit dhe Hënën e tetorit, e cila ishte më e ndritshmja nga të gjitha.
Hëna e Kastorit nuk do të jetë aq e ndritshme, por gjithsesi kualifikohet si një superhënë.