Pjesëmarrja e Çuçit në ceremoninë e Universitetit të Vlorës/ Gjergji Nika: Përdorimi i universiteteve për propagandë bie në kundërshtim me ligjin

Kreu i degës së Demokratëve Euroatlantikë në Vlorë, Gjergji Nika, ka reaguar në lidhje me vizitën e drejtuesit politik të PS, Bledi Çuçi në ceremoninë e 30-vjetorit të Universitetit “Ismail Qemali.

Në një postim në facebook, Nika ka ngritur disa pyetje, duke vënë theksin tek paradoksi që një zyrtar i qeverisë mban fjalën në një Universitet publik që qeveria po e mbyll.

Gjithashtu, Nika thekson se përdorimi i universiteteve për agjitacion dhe propagandë bie në kundërshtim me ligjin dhe bën thirrje për denoncimin e kësaj praktike në organet e drejtësisë.

Postimi i plotë i Gjergji Nika:

Me çfarë tagri Drejtuesi Politik i një force të caktuar politike “përshëndet” në 30- vjetorin e krijimit të një universiteti shtetëror, të cilin qeveria e tij po e mbyll?

Me çfarë të drejte shfrytëzohen auditoret e universiteteve për kapital politik?

Në cilin nen të Kushtetutës apo ligj të Arsimit të Lartë përdoret për agjitacion dhe propagandë një institucion i depolitizuar?

Mirë që nuk dinë, por pse nuk pyesin? Apo arroganca u ka errur sytë?

Kjo situatë a nuk duhet denoncuar sipas ligjit në organet e drejtësisë?

Artikulli paraprak“Nuk heqim dorë nga çështja e vulës”, Pampuri: Demokratët Euroatlantikë po përgatiten për zgjedhje
Artikulli tjetërTë dëmshme për tretjen dhe shëndetin, dy ushqimet që nuk duhet t’i kombinoni kurrë bashkë për mëngjes