Mbetjet e rrezikshme u depozituan pranë qytetit, banorët e Durrësit ngrihen në protestë

Banorët e Durrësit kanë mbajtur një tjetër protestë kundër depozitimit të mbetjeve të rrezikshme që u kthyen pak ditë më parë nga Tajlanda dhe u depozituan në një zonë shumë pranë qytetit.

Banorët janë afruar pranë vendit ku ndodhen kontejnerët dhe kërkojnë largimin e tyre pasi pretendojnë se janë kërcënim për shëndetin e tyre dhe kafshëve që ushqehen afër zonës.

Ata kanë deklaruar se do e përshkallëzojnë qëndrimin e tyre me protesta para bashkisë dhe institucioneve vendore.

Artikulli paraprakI akuzuar për korrupsion në Inceneratorin e Tiranës, SPAK dërgon për gjykim Alqi Bllakon: Ja përfitimet nga Zoto e Mërtiri
Artikulli tjetërRusia kryen një nga ‘sulmet më të mëdha ajrore’, ministri i Jashtëm i Ukrainës: Përgjigje e Putinit ndaj atyre që e kanë telefonuar së fundmi