Planet e Elon Musk për të fluturuar kudo në botë për një orë: Është e mundur!

SpaceX i udhëhequr nga Elon Musk, po ecën me planin për të revolucionarizuar udhëtimin global, duke synuar të transportojë pasagjerë midis qyteteve kryesore brenda më pak se një ore duke përdorur raketën Starship.

 

Ky mjet hapësinor 120 metra i lartë, i ndërtuar nga çelik inox, është i aftë të arrijë shpejtësi deri në 27 mijë km/h, shumë më shpejt se avionët komercialë më të shpejtë, që arrijnë rreth 1 mijë km/h.

Një përdorues i Twitter-it, @ajtourville, spekuloi se nën administratën e ish-presidentit, Donald Trump, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) mund të kishte miratuar planet ambicioze të SpaceX për udhëtimin “Tokë më Tokë” brenda disa viteve. Musk konfirmoi realizueshmërinë e kësaj ideje, duke iu përgjigjur “tani është e mundur.”

Miliarderi, i cili pritet të bashkëdrejtojë Departamentin e Efiçencës Qeveritare (DOGE) me Vivek Ramaswamy, theksoi se projekti fitoi vrull pas rizgjedhjes së Trump.

Fillimisht i konceptuar rreth një dekadë më parë, plani parashikon që Starship të akomodojë deri në 1000 pasagjerë, të ngjitet në orbitë dhe të udhëtojë paralelisht me sipërfaqen e Tokës për të arritur destinacionin.

Sipas Daily Mail, pasagjerët do të përjetojnë forca G të larta gjatë nisjes dhe uljes, si dhe kushte të gravitetit të ulët gjatë fluturimit, duke kërkuar që rripat e sigurimit të mbeten të lidhur gjatë gjithë kohës.

Artikulli paraprakKërkesat për azil në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm 10 % e shqiptarëve përfituan/ Ja kategoritë që favorizohen
Artikulli tjetërPo shkëlqen në Itali, shoku i skuadrës thur elozhe për Shpendin: Ka të gjithë kualitetet e një sulmuesi