Vetëm fitorja i bën punë në Shqipëri, Ukraina e sfilitur për sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve

Ukraina nuk e ka aspak të lehtë këtë nëntor në Ligën e Kombeve. Sfidën e parë e mbylli dje në barazim me Gjeorgjinë(1-1), ndërsa mbetet e fundit në grup.

 

Tashmë e radhës do të jetë në Shqipëri kundër Kombëtares kuqezi. Kështu do i duhet të udhëtojë nga Batumi në Tiranë.

Një udhëtim sfilitës, ndërsa luan dy transferta për katër ditë. Kaq mjafton për të treguar se ukrainasit me shumë gjasa nuk do të jenë në formën më të mirë, ndërsa vetëm fitorja i bën punë.

Shqipëria në anën tjetër ka avantazhin se të dyja sfidat i luan në shtëpi, e para ishte ajo e përfunduar 0-0 ndaj Çekisë.

Artikulli paraprak(DETAJET) Çfarë zbuluan përgjimet për laboratorin e kokainës në Qerekë! Ngarkesa e parë me lëkurë bagëtish mbërriti në shtator…
Artikulli tjetër“Në Shkodër, persekutimi nuk ishte si në Durrës, jetuam në lagjen ‘Ndocaj’, midis njerëzve të mirë dhe antikomunistë, jo si në Durrës, midis spiunëve të Sigurimit…”/ Historia e trishtë e ish-të përndjekurit politik