Marius Borg Heiby, djali i princeshës nga një lidhje para martesës së saj me Princin e Kurorës Haakon në 2001, akuzohet se ka përdhunuar një vajzë teksa ajo ka qenë e pavetëdijshme dhe e pamundur të reagojë.
“Ai akuzohet për shkelje të një neni të kodit penal që ka të bëjë me një akt seksual me një person që është pa ndjenja ose në një gjendje tjetër që e bën të pafuqishëm për të reaguar”, shkruajnë mediat e huaja.
Po ashtu, 27-vjeçari u arrestua më 4 gusht në Oslo, pas një incidenti të ndodhur në banesën e një gruaje me të cilën ai kishte lidhje. Hebi ishte proceduar penalisht për lëndim trupor ndaj partneres së tij. Sipas mediave norvegjeze, autoritetet kishin gjetur edhe një thikë të gozhduar në murin e dhomës së saj të gjumit.
Hebej u arrestua përsëri shtatorin e kaluar për shkelje të dënimit të tij me kusht. Sipas policisë, kur u arrestua për herë të fundit të hënën e kaluar, ai ishte në një makinë me viktimën e dyshuar në rastin e gushtit.
Sipas The Guardian, policia norvegjeze konfirmoi sot se akuzat në lidhje me incidentin e gushtit janë të lidhura me veprën penale dhunë në familje .
Ende nuk është vendosur nëse djali i princeshës norvegjeze do të mbetet në paraburgim, apo do të lirohet me kusht.
Marius Borg Heiby, ndryshe nga gjysmëvëllezërit e tij, Princesha Ingrid Alexandra dhe Princi Svere Magnus, nuk ka asnjë rol zyrtar publik. Të tre fëmijët u rritën së bashku, megjithatë Marius ka zgjedhur një jetë larg detyrave mbretërore.