SHBA mesazh Ramës të kufizojë investimet kineze? Nancy VanHorn: Shmangi kompanitë që rrezikojnë sigurinë kombëtare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar një mesazh të fortë qeverisë sa i takon thithjes së investimeve të huaja.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn ka kërkuar të bëhet kujdes me kompanitë që afrohen, pasi disa edhe mund të cenojnë sigurinë kombëtare.

Edhe pse ajo nuk përmendi emër, dyshimet janë se fjala është për kompanitë kineze, pasi në Shqipëri nuk është se ka kompani ruse. Kina është shpallur rivale tregtare nga SHBA dhe ka pasur disa herë raste kur ambasada e SHBA ka qenë kritike ndaj qeverisë. Rasti më i fundit ishte futja e rrjeti “5 G”.

Në një takim të mbajtur nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, Nancy VanHorn kërkoi gjithashtu që të mbështetet drejtësia dhe të vijojë lufta ndaj korrupsionit dhe zbatimit të ligjit. Edhe pse organet e reja po sulmohen përditë, e dërguara e SHBA ka dalë krah tyre.

Sa i takon rrugës drejt BE, kërkojmë të fuqizohet shteti ligjor, kam pasur takime këto ditë dhe sot me institucionet e drejtësisë. Duhet të jeni shumë krenarë për integritetin e këtyre organeve. Kemi parë shumë shifra mbresëlënëse, por ne jemi të drejtpërdrejtë, ne kërkojë më tepër. Ne do të vijojmë të punojmë për këto probleme që ka ngritur Dhoma Amerikane. Janë disa çështje. Si çështja e pronësisë, rritja e transparecës për taksapaguesit. Do të punojmë krah për krah me ju për një klimë të mirë biznesi. Duhet të kemi parasysh dhe disa prej rreziqeve nga investimet problematike. Ambasada e mbështet legjislacionin për shqyrtimin e investimeve. Të shmangim investimet që nuk janë në përputhje me interesat shqiptare apo që sjellin rreziqe. Gjatë rrugës ju bashkohuni vendeve të BE që kanë caktuar hallka për verifikimin e investimeve”, tha ajo.

Po sot e dërguara e SHBA ka zhvilluar një vizitë në Gjykatën e Lartë, ku dha mesazhe mbështetëse për reformën në drejtësi. Në njoftimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë theksohet se: “E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përsëriti angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Gjykatën e Lartë në përparimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe përgëzoi Gjykatën për progresin e saj të dukshëm në reduktimin e çështjeve të prapambetura, duke e nxitur të vazhdojë ushtrimin e funksioneve të saj me integritet dhe profesionalizëm”.

Artikulli paraprakU përdorën për herë të parë nga Ukraina, çfarë janë raketat “Storm Shadow” që goditën Rusinë?
Artikulli tjetërQeveria e Edi Ramës sërish selektive: Asnjë zë investimesh në buxhetin e ‘2025’ për Veriun e vendit