Moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu ka krijuar probleme ne segmentin rrugor Prekal-Kir në Shkodër.
Gjatë natës raportohet se ka pasur rrëshqitje të mëdha të rrugës dhe është bolluar qarkullimi në këtë aks rrugor.
Strukturat e emergjencave civile dhe firmën kontraktuese për menaxhimin janë vënë në dijeni për situatën.
Ndërsa banorëve u bëhet apel që të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor
Situata në territorin e Qarkut Shkodër:
Ne te gjithe territorin gjate nates keni patur ere te forte dhe reshje shiu. Aktualisht vijon ere e forte dhe reshje shiu me intensitet te mesem.
* Ne bashkine Shkoder ka reshje me intensitet te mesem dhe ere te forte. Nuk raportohen probleme.
* Ne bashkise Malesi e Madhe vijojne reshjet e shiut me intesitet te larte te shorequar me ere te forte, aktualisht tani nuk raportohen probleme.
* Nga strukturat MC te Bashkise Vau Dejes informohemi se ka mungese te energjise elektrike ne te gjitha fshatrat Njad Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak mungon plotesisht energjija elektrike.
* Ne Bashkine Puke vijon te kete reshje shiu dhe ere e forte.
Deri ne keto momente nuk raportohen probleme.
* Ne territorin e bashkise Fushe Arrez raportohen shkarje guresh dhe dherash ne rruge rurale.
* Nga DRV Shkoder informohemi se qarkullimi vijon pa probleme, firmat mirembajtese jane ne gadishmeri me mjete dhe punetore.
* Nga DrUK Lezhe informohemi se nga reshjet e shiut prej rreth 10mm gjate 24 oreve nuk jane shkaktuar probleme ne infrastrukturen e kullimit.