Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka uruar sot shqiptarët për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe me vargjet e Naim Frashërit.
Përmes një mesazhi në “X”, ambasada amerikane ka përcjellë urimin krahas vargjeve mjaft të njohura të poetiti Naim Frashëri: Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmbël sa e gjerë; Sa e lehtë sa e lirë! Sa e bukur sa e vlerë!
Ndër të tjera, në postim shkruhet se kjo festë është një ditë për të nderuar bukurinë e gjuhës shqipe dhe rëndësinë e saj unike kulturore dhe historike.
Mesazhi i Ambasadës
Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!
Kjo ditë shënon përvjetorin e Kongresit të Manastirit të vitit 1908, ku u standardizua alfabeti unik i gjuhës shqipe. Shqipëria po shënon për herë të parë këtë ditë për të nderuar bukurinë e gjuhës shqipe dhe rëndësinë e saj unike kulturore dhe historike.