“Ndikoi Kombëtarja”- Asllani flet pas paraqitjes së shkëlqyer me Interin: Hoqa një barrë nga vetja, më parë mërzitesha nga ato që lexoja

Kristjan Asllani ka dhuruar një paraqitje thuajse perfekte me fanellën e Interit në kampionat, duke bërë detyrën që i kërkohej në perfeksion, për të zëvendësuar Çalhanollu në rolin e regjisorit para mbrojtjes. Dhe për lojtarin ka qenë një lehtësim, siç ka pranuar vetë para mediave në fund të sfidës.

“Të fitonim sot ishte e rëndësishme pasi nuk është asnjëherë e lehtë të përballosh skuadra që luftojnë për mbijetesë, u treguam të aftë. Unë hoqa një barrë të rëndë, gjërat që shkruhen i lexojmë pasi na i dërgojnë. Por sot erdhi një fitore e madhe dhe një asist, jam i lumtur që kam kampionë të mëdhenj përkrah.

Titullar në Champions? Nuk e di, shpresoj gjithsesi që Çalhanollu të rikthehet shpejt pasi është një lojtar i rëndësishëm për ne. Por përtej faktit që unë të luaj apo jo, gjëja e vetme që ka rëndësi është që Interi të sigurojë tre pikët”, tha ai para gazetarëve.

Më pas, duke folur për “Inter TV”, Asllani theksoi se tashmë ishte rritur në mënyrën se si i përjetonte kritikat apo shkrimet rreth tij. “Kam i lumtur për 90 minutat, ndihmuan edhe ndeshjet që luajta në Kombëtare. Vija nga një periudhë e vështirë për shkak të një problemi në gju. Jam i lumtur për asistin dhe fitoren, këto tre pikë janë thelbësore.

Jam rritur, më parë lexoja dy kritika dhe demoralizohesha. Tani kam mësuar të mos lexoj më asgjë dhe të përqendrohem vetëm te fusha e lojës, edhe falë familjes time që më ka mbështetur”, tha ai.

Artikulli paraprakPesë zakone të lidhura me kafenë që mund të mos jenë të mira për shëndetin tuaj
Artikulli tjetërUkraina ka humbur mbi 40% të territorit të pushtuar rus në Kursk