Sulm i organizuar qeveritar ndaj “Ora News”

Që emërimet e drejtuesve të insitucioneve që me ligj duhet të jenë të pavarura, bëhen në mënyrë klienteliste për t’u shërbyer interesave të caktuara, kjo është histori e ditur në Shqipëri. Por që një institucion siç është Autoriteti i Mediave Audiovizive mund të përdoret për shantazh të pastër ndaj një operatori televiziv në treg duke abuzuar me pushtetin për ta kërcënuar ndaj padisë ligjore në Gjykatë, kjo është e papritur dhe e paligjshme.
Sot, një grup punonjësish të urdhëruar si bandat e krimit me mision për të sulmuar Ora Neës kanë shkuar në Dajt pranë aparaturave ku transmeton RTV Ora Neës në kanalin dixhital për të kërkuar mbylljen.
Për publikun duhet sqaruar se kanalet dixhitale janë zënë nga transmetuesit televiizvë gjatë kohës kur mungonte legjislacionit dhe aktualisht RTVSH ka zaptuar 3 të tilla, pa numëruar kanalet që kanë zënë televizionet kombëtare dhe disa të tjera.
Por AMA e Gentian Salajt i punësuar i dikushëm në një platformë televizive aktualisht në konflikt interesi me Ora Neës për shkak të licencës dixhitale, nuk ka shkuar tek asnjë nga këto televizione për të kërkuar marrjen e kanalit. Vetëm Ora Neës është shantazuar hapur, nga AMA edhe pse ky institucion është në konflikt interesi pasi ndodhet në gjyq për mosdhënien e liccencës kombëtare.
AMA, pavarësisht se është themeluar për të eliminuar mundësinë e shtetit për të kontrolluar i vetëm veprimtarinë në fushën e mediave audiovizve dhe përmbushjen e detyrimeve që ka Shqipëria nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimitme Bashkimin Evropian, dhe për t’i dhënë mundësinë operatorëve të rrjetit dhe programeve të ndërtojnë rrjete dhe transmetojnë programe në rrugë numerike, ky Autoritet rrebelohet kur një televizion nuk është dakord me vlerësimin e tij.
Autoriteti i urdhëruar nga Gentian Sala, vetëm një ditë pasi që Ora Neës dorëzoi kërkesë padinë kundër vendimit të AMA aktit administrativ nr. 283 datës 29.12.2016 të AMA “Mbi shqyrtimin e aplikimit të shoqërisë “Ora” sh.a. për liccencë kombëtare private transmetimi audioviziv” dhe vendimarrjen e mëtejshme të AMA mbi dhënien e liccencës së dytë kombëtare private transmetimi audioviziv” të padhënë subjekteve aplikuese shpallur prej AMA me vendim nr.231 datë 03.11.2016 deri në vendim të formës së prerë, lëshoi “Njoftimin” për ndërprerjen e menjëhershme të transmetimetimeve të paligjshme, në kuadër të “siç thuhet” ushtrimit të detyrave dhe kompetencave ligjore, “AMA, ka konstatuar se ende ka ofrues të shërbimeve audiovizive në Republikën e Shqipërisë të cilët po emetojnë nga pika transmetimi dhe frekuenca të paautorizuara.”
Nga 15 kanale dixhitale që menjëherë duhet ta ndërpresin transmetimin duke lënë të lira frekuencat, katër janë nga subjekti që ka drejtuar vet zoti Sala para se të marrë timonin e AMA-s, dhe tri nga televizioni publik shqiptar, RTSH.
Në shenjë presioni të hapur në 6 Janar, në ëebfaqen e AMA u publikua njoftimi se “Autoriteti do të fillojë inspektimin e rasteve të raportuara, duke e shoqëruar me masa të parashikuara nga legjislacioni, për bllokimin, inventarizimin dhe sekuestrimin e pajisjeve që po përdoren nga subjektet shkelës të ligjit.”
Sikur të mos mjaftonte kërcënimi në Dajt një tjetër shkresë brenda pak orësh ka mbërritur në Ora Neës ku paralajmëron ushtrim kontrolli për diten e enjte duke filluar nga ora 10.00 duke folur në emër të ligjit kur veprimet janë qartazi sulm i mirëorganizuar ndaj një operatori televiziv që trajtohet ndryshe mga 15 të tjerët vetëm sepse po kërkon të drejtën për t’u mbrojtur në Gjykatë për atë që e konsideron të drejtë dhe të ligjshme.

“Ora News”

Artikulli paraprakBulevardi i ri, si po kërkojnë të mashtrojnë
Artikulli tjetërShkollat pa ngrohje, lekët përdoren për luks zyrash