Autobusi del nga rruga dhe bie në greminë! Të paktën 7 pasagjerë të vdekur, mbi 30 të lënduar

Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe më shumë se 30 të tjerë mbetën të lënduar, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që u regjistrua dje në rajonin San Martin në veri të Perusë, njoftoi Ministria e Brendshme e vendit.

Autobusi del nga rruga dhe bie në greminë

Aksidenti ndodhi në autostradën e Fernando Belaunde Terry, kur një autobus u përplas me një furgon në një kthesë të fortë.

Shoferi i autobusit humbi kontrollin, duke bërë që mjeti të devijojë nga rruga dhe të bjerë në greminë.

Artikulli paraprakMario Perlleshii në spital, të hënën vendoset ku do transferohet
Artikulli tjetërProtestë jashtë takimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër