Vlora “digjet”, Bashkia “krihet”, denoncimi i Gjergji Nikës: Abuzimet me miliona euro kanë emër

Në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, Gjergji Nika, kryetar i PD-Demokratët Euroatlantikë, shprehet se në një kohë që Vlora s’ka ujë e rrugët janë të mbuluara nga papastërtitë, Bashkia shkon në Vienë e Londër në takime elektorale.

“Faturat miliona lekë për “qoka”, udhëtime, akomodim e ushqim i paguajnë taksapaguesit vlonjatë!”
– vijon më tej Nika.

Më poshtë postimi i plotë:

Ndërkohë që Vlora s’ka ujë, rrugët janë të mbulurara nga papastërtitë, kanalet ende të papastruara dhe plehrat digjen; bashkia krihet në Vienë e në Londër në takime elektorale!

Faturat miliona lekë për “qoka”, udhëtime, akomodim e ushqim i paguajnë taksapaguesit vlonjatë!

Kush përgjigjet? Abuzimet kanë emër!

Përgjigjen do ta japin shumë shpejt aty ku duhet!

Artikulli paraprak“S’ka frymë”, Naim Hasani: As 200 vetat e Berishës e 1 mijë të Ramës në Londër nuk kthejnë besimin e shqiptarëve tek politika e vjetër
Artikulli tjetërSabah Sheta: Mustafa Merlika Kruja, tashmë i nderuar me bust në Krujë